Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett ka mbështetur qëndrimin e shefes së BE-së në Kosovë, Natylia Apostolova në lidhje me Agjencinë për Akreditim të Kosovës.
Përmes një postim në rrjetin social Twitter, ambasadori amerika ka thënë se politika nuk ka vend në arsim.
Ai ka shtuar se AKA-ja duhet të mbetet e pavarur, në mënyrë që të ketë arsim cilësor në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Në arsim nuk ka vend për politikë. Unë e mbështesë plotësisht deklaratën e Apostolovas. Agjencia e Akreditimit të Kosovës duhet të mbetet e pavarur, për të siguruar arsim cilësor në Kosovë”, ka shkruar Kosnett.
The education sector is no place for politics. I fully support @ApostolovaEU’s statement: The Kosovo Accreditation Agency needs to remain independent to ensure quality education in #Kosovo. https://t.co/O8kF6huYsq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 29, 2019
Ky reagim i Kosnett ka ardhur pas takimit që Apostolova ka pasur me zyrtarë të Agjencisë për Akreditim të Kosovës, ku kanë diskutuar rreth reagimeve të universiteteve ndaj vendimeve të kësaj agjencie.
Apostolova ka thënë se ndërhyrjet e politikës i kanë kushtuar kësaj agjencie me përjashtim nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë dhe ka vënë në rrezik anëtarësimin e kësaj agjencia edhe në institucionet tjera.
“Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për reagimet e disa drejtuesve të universiteteve publike kundër vendimeve të pavarura të Agjencisë. Vendimet e tilla ende nuk janë finalizuar dhe disa prej tyre mund të shqyrtohen më tej nga Komisioni i Ankesave. Asnjëherë nuk duhet avokuar për ndërhyrje politike në punën e agjencive të pavarura. Ishte pikërisht ndërhyrja e autoriteteve që rezultoi me përjashtimin e AKA-së nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë dhe ka vënë në pikëpyetje anëtarësimin e saj në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. Kjo ka pasoja të rënda për studentët e Kosovës, duke dëmtuar aftësinë e tyre për të ndjekur studime ose për të kërkuar punë jashtë vendit”, thuhej në komunikatën e zyrës së BE-së në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës