KOSID mirëpret vendimin e Bankës Botërore për të mbështetur zhvillimin e energjisë së pastër në Kosovë
Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), vlerëson vendimin e fundit të Bankës Botërore për të mbështetur zhvillimin e energjisë së pastër në Kosovë dhe në rajon.
Gjatë javës së kaluar mediat raportuan rreth vendimit të Bankës Botërore i komunikuar Qeverisë së Kosovës, se “Ritmi i ndryshimit të teknologjisë në sektorin e energjisë po lëvizë me shpejtësi, veçanërisht në burimet e energjisë së ripërtëritshme, si asaj solare, përmes erës, ruajtjes, ku çmimet vazhdojnë të bien. Analiza jonë është duke marrë parasysh këto zhvillime dhe ne po e informojmë qeverinë”.
KOSID vazhdimisht ka theksuar se fokusi në qymyr paraqet barrierë për tranzicionin e energjisë në Kosovë, andaj KOSID përkrah qasjen e Bankës Botërore për të mbështetur sektorin e energjisë në përputhje me Marrëveshjen e Parisit dhe Traktatin e Komunitetit të Energjisë, duke përfshirë investimet në efiçiencë të energjisë dhe në burime të ripërtëritshme të energjisë.
Me këtë vendim, Banka Botërore përcaktohet për të zbatuar një plan modern, të qëndrueshëm dhe të pastër të energjisë për vendin, e me ndikim pozitiv për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe ky është një tregues i madh i zbatimit të strategjisë së Bankës Botërore për zhvillimin e gjelbër e në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
“Duke e kuptuar rolin vendimtar të Bankës Botërore në avancimin e sektorit të energjisë së pastër në Kosovë, KOSID shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në orientimin e sektorit të energjisë në Kosovë drejt investimeve në efiçiencë të energjisë, burime të ripërtëritshme, dhe interkoneksion – investime të cilat mundësojnë diversifikimin e burimeve të energjisë dhe krijimin e sigurisë së energjisë në përputhje me objektivat dhe kriteret e Bashkimit Evropian. KOSID dhe partnerët e saj vazhdimisht shtyejnë përpara rëndësinë e eksplorimit të të gjitha burimeve të ripërtëritshme të energjisë që mundësojnë decentralizim të gjenerimit të energjisë dhe diversifikim të burimeve energjetike në vend. Andaj, KOSID përkrah qëndrimin e BB-së, përmes së cilës ofrohet mundësia e tranzicionit të sektorit të energjisë në vend, në një model në nivel global i cili ngërthen një ekonomi të qëndrueshme, të besueshme, dhe me bazë energjinë e pastër”, thuhet në njoftimine KOSID-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025