LAJMI I FUNDIT:

Kosi, na bën më të bukur

Kosi, na bën më të bukur

Kosi është shumë i pasur me proteina, kalcium dhe kalium, si dhe përmban disa vitamina e minerale, që do të thotë se është mjaft i shëndetshëm për të gjithë trupin.

Si një produkt për trupin, acidi laktik, zinku, mineralet dhe enzimat e tjera në kos mund të ndihmojnë në hidratin, në luftimin e akneve, parandalimin e plakjes së parakohshme, zbutjen e djegieve nga dielli dhe reduktimin e njollave të lëkurës.

Kosi është një hidratues i mrekullueshëm dhe, nëse përdoret rregullisht, mund t’ju ndihmojë duke ju dhënë një lëkurë të butë dhe të tendosur. Aplikoni kos mbi fytyrën tuaj, pasi ta keni larë atë (gjithashtu mund ta përdorni edhe për krahët dhe këmbët). Ideale do të ishte ta linit 20-25 minuta, por nëse jeni tipa pa durim mjaftojnë edhe 10 minuta për të marrë rezultat të mirë. Përsëriteni këtë maskë deri në tre herë në javë.

Për ju që doni të dukeni për një kohë shumë të gjatë si njëzet vjeçare, bëni këtë super krem anti-moshë duke shtuar vaj ulliri, banane ose avokado tek përzierja me kos, transmeton Telegrafi.


Në bazë të kërkimeve të bëra nga shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur në përfundimin se kosi është një produkt natyral, i cili ju ndihmon të keni një pigment të bardhë lëkure. Në qoftëse keni një lëkure me njolla, ose keni bazë të errët në ngjyrën e lëkurës dhe dëshironi ta çelni pak atëherë ju sugjerojmë që të konsumoni sa më shumë kos natyral./Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje

Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje

Shtatzëna
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Kate Middleton mban tri unaza në gishtin e unazës, po çfarë përfaqësojnë ato?

Kate Middleton mban tri unaza në gishtin e unazës, po çfarë përfaqësojnë ato?

Kalo në kategori