“Hapja e bizneseve në Maqedoninë e Veriut kalon përmes një procedure të lehtë, por pas marrjes së lejes për punë, drejtuesit e bizneseve hasin në probleme të shumta administrative, ku vjen në shprehje edhe korrupsioni në vazhdimin e aktivitetit afarist”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arben Halili, njohës i çështjeve ekonomike dhe ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Ai këto komente i bëri duke folur për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, për klimën e biznesit në Maqedoninë e Veriut.
“Ndërsa bërja e biznesit është përgjithësisht e lehtë, në Maqedoninë e Veriut dhe korniza ligjore është kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, korrupsioni dhe nepotizmi janë problem serioz për investimet”, thekson ky raport, duke apostrofuar si problem akuzat për kurdisjen e tenderëve, korrupsionin në polici, gjyqësor dhe sfera tjera.
“Ka raporte të shpeshta të nepotizmit në tenderët publik. Qeveria nuk siguron ndonjë mbrojtje të veçantë për organizatat joqeveritare, të përfshira në hetimet e korrupsionit. Shumë biznese që veprojnë në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë dhe disa amerikane, kanë identifikuar korrupsionin si një problem në tenderët qeveritarë dhe gjyqësorin”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.
“Problematika apo vështirësitë më të mëdha me të cilat përballet komuniteti i biznesit këtu, janë pengesat e ndryshme administrative, shkuarja derë më derë për të zgjidhur një problem të caktuar dhe fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite ndodh që komuniteti i biznesit të përballet me atë që paraqitet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, që është korrupsioni një prej problemeve më të cilin Maqedonia e Veriut është ndeshur dhe vazhdon të ndeshet edhe tani”, thotë Arben Halili, njohës i çështjeve të ekonomisë.
Aleksandar Kërzhallovski, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës aaqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, thotë për Radion Evropa e Lirë se raporti i DASH-it, pasqyron në mënyrën më të mirë të mundshme realitetin në Maqedoninë e Veriut dhe problemet që kanë kompanitë në bërjen e biznesit, për shkak të korrupsionit.
“Në përgjithësi, raporti pasqyron gjendjen reale sa i përket korrupsionit, i cili nuk është pasojë vetëm e sistemit të kaluar, por edhe kjo qeveri nuk po përballet me këtë, madje shumë praktika nga e kaluara po përsëriten. Kemi korrupsion, nepotizëm, konflikt të interesit. Jo vetëm në raportin e DASH-it, por edhe në Forumin e Prespës, diplomatët amerikanë, Philip Reeker dhe Matthew Palmer, ngritën shqetësimin për praninë e korrupsionit. Qeveria nuk arriti të konsolidojë sistemin e drejtësisë dhe kjo ka çuar në rënien e besimit të qytetarëve në institucione”, thotë Kërzhallovski.
Edhe Arben Haliti thotë se problemi qëndron tek institucionet dhe zgjidhjen e sheh në forcimin e gjyqësorit, apo edhe te ndonjë trup ndërkombëtar për luftimin e dukurive që po pengojnë punën e bizneseve.
“Ne edhe sot e kësaj dite nuk arritëm të ndërtojmë një strukturë gjyqësore stabile e të pavarur, e cila do të ishte në gjendje të luftojë korrupsionin në vend. Atëherë rezultati final që mund të arrijmë është se ne vërtetë kemi nevojë ndoshta për një trup të pavarur ndërkombëtar, i cili në radhë të parë do të bënte vlerësimin e atyre që duhet të bëjnë ndarjen e drejtësisë dhe më pas edhe në sektorin administrativ, që duhet të menaxhojë me burime ose resurse të ndryshme shtetërore e kështu me radhë”, thotë Arben Halili, njohës i çështjeve ekonomike dhe ish drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Raporti i Departamentit të Shtetit ndër të tjera, përmend edhe raportin e “Transparence International” i cili renditi Maqedoninë e Veriut në vendin e 111-të nga 180 vende, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020. Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie për pesë vende, për shkak të mungesës së përpjekjeve të qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit në administratën publike./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale
Besimi për kritikat nga qeveria e re: Nuk kam reaguar sepse u kam dhënë kohë të shohin gjërat
Nikolloski: Autostrada Shkup-Bllacë është një dështim i plotë, dy seksione po ndërtohen paralelisht
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit