Drita po debuton në raundit e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Malmos.

Përballja historike e kampionit të Kosovës zhvillohet në Stadiumin Olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë.


Tifozët e shumtë në stadium janë kujdesur për koreografinë dhe atmosferën gjatë ndeshjes.

Drita fk 2

"Një rrugë e shtruar me sakrificë, 1990-2018", shkruante në një baner të madh të Intelektualëve.

drita1 2

Po ashtu, ka qenë i pranishëm edhe një shkrim në kujtim të gjeneratave të tëra që nuk janë lejuar të zhvillojnë futboll në stadiumet e tyre.

Në ndërkohë, Malmo ka arritur ta shënojë një gol në portën vendase.

Qëllimi i skuadrës nga Kosova është të bëjë një paraqitje të mirë në takimin kundër kampionit suedez.

Natyrisht, se kundërshtari ka cilësi dhe përvojë shumë më të madhe, mirëpo lojtarët e Dritës japin maksimumin në fushë. /Telegrafi/

drita3

telegrafi sport app