LAJMI I FUNDIT:

Koreja Veriore synon krijimin e “marrëdhënieve të reja” me SHBA-në

Koreja Veriore synon krijimin e “marrëdhënieve të reja” me SHBA-në

Media shtetërore veri-koreane, ka ngritur mundësinë që shteti i izoluar, Koreja Veriore të krijojë “marrëdhënie të reja” me Shtetet e Bashkuara.

Ky njoftim vjen vetëm një ditë para se lideri verikorean, Kim Jong-un, të takojë presidentin amerikan, Donald Trump, në samitin historik.

Këto komente kanë treguar ndryshim nga Koreja Veriore pas disa dekadash të toneve armiqësore me SHBA-në.


Trump në anën tjetër ka thënë se ka “ndjenjë të mirë” për samitin e shumëpritur.

Të dy liderët kanë arritur të dielën në Singapor për të zhvilluar takimin e parë të ndonjë presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri verikorean.

Përmes një postimi në Twitter, Trump ka treguar të hënën për entuziazmin në shtetin aziatik, pak para samitit.

Presidenti amerikan shpreson se takimi në fjalë do të fillojë procesin e denuklearizimit të Gadishullit Korean.

Mirëpo qasja e verikoreanëve në këtë aspekt ka qenë gjithmonë më e paqartë. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori