LAJMI I FUNDIT:

Koreja Veriore sulmon diplomatët amerikanë lidhur me sanksionet

Koreja Veriore sulmon diplomatët amerikanë lidhur me sanksionet

Koreja Veriore ka sulmuar Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e zbatimit të sanksioneve.

Phenjani ka thënë se nuk mund të ketë përparim sa i përket denuklearizimit, nëse SHBA-ja vazhdon të veprojë sipas “skenarit të vjetër”.

Veri-koreanët kanë akuzuar negociatorët amerikanë se janë duke marrë masa kundër qëllimeve të presidentit amerikan, Donald Trump dhe shpirtit të samitit të mbajtur në Singapor.


Trump dhe lideri veri-korean, Kim Jong-un janë pajtuar në muajin qershor se do të punojnë drejt denuklearizimit.

Mirëpo detajet deri më tani mbeten të paqarta, pasi Koreja Veriore nuk ka treguar gatishmëri për të hequr dorë njëanshëm nga programi bërthamor derisa Kombet e Bashkuara kanë thënë se programi bërthamor është duke vazhduar.

“Për aq kohë sa SHBA-ja kundërshton qasjet e mira për partnerin e saj të dialogut dhe vazhdon të veprojë sipas skenarit të vjetër, me të cilin kanë dështuar të gjitha administratat e kaluara, nuk mund të pritet ndonjë përparim apo zbatim i deklaratës së përbashkët duke përfshirë denuklearizimin”, ka thënë Ministria e Jashtme veri-koreane.

Këto paralajmërime kanë ardhur vetëm disa ditë pasi ministri i Jashtëm veri-korean i ka cilësuar veprimet e SHBA-së, alarmuese. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori