Seuli i Koresë së Jugut njihet si kryeqyteti global i kirurgjisë plastike.

Besohet se vetëm në distriktin Gangam gjenden rreth 500 qendra estetike, transmeton Telegrafi.


Sipas statistikave, personat e Koresë së Jugut kryejnë më së shumti operacione plastike në botë, ku mbi 980.000 ndërhyrje kirurgjike janë regjistruar vetëm në vitin 2014.

Kjo i bie 20 procedura për 1.000 njerëz, ndërsa në SHBA kjo shifër është 13 procedura për 1.000 banorë.

Megjithatë, interesantja është se pamjet e pacientëve pas ndërhyrjeve kirurgjike janë krejtësisht natyrale, pa buzë të fryra jashtë normales dhe proporcioni i hundës me fytyrë është sikurse natyral. /Telegrafi/

Screenshot 8 1

Screenshot 7 1

Screenshot 6 1

Screenshot 5 1

Screenshot 4 3

Screenshot 3 5

Screenshot 1 4