Autoritetet e Koresë së Veriut po i detyrojnë vajzat dhe gratë të ndryshojnë emrat e tyre nëse quhen “Ju Ae” – emri i vajzës së Kim Jong Un.
Kështu së paku raportojnë mediat si Radio Free Asia, e cila citoi dy burime anonime – njëra me banim në Pyongan Verior dhe tjetri në Phenianin e Jugut – të cilët thanë se qeveritë lokale në qytetet Jeongju dhe Pyongsong lëshuan urdhra që gratë të ndryshonin certifikatat e tyre të lindjes.
“Dje, Ministria e Sigurisë në qytetin Jeongju thirri gratë e regjistruara në departamentin e regjistrimit të rezidentëve me emrin ‘Ju Ae’ në Ministrinë e Sigurisë për të ndryshuar emrat e tyre”, citohet të ketë thënë një nga banorët në raportin e RFA të së premtes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ata thanë se një vajzë 12-vjeçare në lagjen e tyre quhej Ju Ae dhe prindërve të saj iu tha të raportonin në Ministrinë e Sigurisë për të ndryshuar certifikatën e saj të lindjes, sipas RFA.
Autoritetet thanë se emri i saj tani është i rezervuar për personat me “dinjitetin më të lartë”, shtoi burimi i paidentifikuar.
Kim Ju Ae, që besohet të jetë 10 vjeçe, është e vetmja nga tre fëmijët e Kim që u zbulua për publikun.
Ajo bëri debutimin e saj publik kur ajo dhe babai i saj inspektuan një testim të raketës balistike ndërkontinentale në nëntor.
Vajza u vu sërish në qendër të vëmendjes të mërkurën, duke marrë pjesë në një ceremoni shtetërore me shumë publicitet dhe duke bërë foto me gjeneralët kryesorë të Koresë së Veriut.
“Direktiva ishte ‘vullnetare’, por siç e dimë, pak gjëra janë vullnetare në Korenë e Veriut, veçanërisht kur bëhet fjalë për urdhrat nga lidershipi”, thotë Soo Kim, një ish analiste e CIA-s dhe tani një analiste e politikave në grupin e ekspertëve Rand Corporation me bazë në SHBA.
Regjimi ende nuk e ka konfirmuar që vajza është caktuar për trashëgimi dhe media shtetërore gjithashtu nuk ka filluar “lavdërimin e zakonshëm” të një pasardhësi të caktuar, tha ajo.
Nën diktatorët e mëparshëm të Koresë së Veriut, trashëgimtarëve të dukshëm do t’u jepeshin tituj të rëndësishëm.
Para se Kim të merrte pushtetin në fund të vitit 2011, ai u bë i barabartë me një gjeneral me katër yje dhe iu dhanë poste kyçe partiake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit