LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut: Pacientët e prekur sërish me coronavirus, nuk janë të infektuar

Koreja e Jugut: Pacientët e prekur sërish me coronavirus, nuk janë të infektuar

Zyrtarët shëndetësorë të Koresë së Jugut thanë sot se pacientët që janë pozitivë sërish me virusin COVID-19, dhe që tashmë kanë pasur një herë sëmundje, nuk janë të infektuar.

Qendra e vendit për Kontrollin e Sëmundjeve njoftoi këtë pas analizave laboratorike të 108 mostrave dhe hetimit epidemiologjik të 285 rasteve, me qëllim të përcaktimit nëse pacientët me Coronavirus duhet të karantinohen dy javë pasi të largohen nga spitali, raporton CNN.

Siç është raportuar, janë testuar 790 kontakte të ngushta nga 285 pacientë të cilët ishin përsëri pozitivë me virus pas shërimit, megjithatë, asnjë prej tyre nuk u infektua.


Drejtori i Qendrës, Jung Eun Kyeong, tha se ai nuk e di saktësisht pse disa pacientë të testuar ishin pozitivë, por se ai beson se testi PCR zbuloi pjesë të virusit të vdekur.

Ai shtoi se kur një mostër pozitive ishte izoluar dhe kulturuar, virusi korona nuk u zbulua nga testet PCR, kështu që ekspertët arritën në përfundimin se virusi nuk ishte ngjitës. /KP/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori