LAJMI I FUNDIT:

Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë

Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë

Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka reaguar ashpër pas refuzimit të aplikimit të saj për grante nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Sipas një deklarate të lëshuar nga kooperativa, vendimi i fundit për refuzimin e aplikimit është i padrejtë dhe ka ndikuar negativisht në mundësitë e zhvillimit të saj, duke dëmtuar planet dhe operacionet e biznesit.

Në arsyetimin e refuzimit, AZHB ka cituar mungesën e disa dokumenteve plotësuese, përfshirë trajtimin e ujërave dhe përshkrimin teknologjik të procesit të prodhimit, megjithëse kooperativa thotë se këto kërkesa nuk ishin të qarta gjatë thirrjes për aplikim të vitit 2023.


“Ky vonim në shqyrtimin dhe dhënien e përgjigjes na ka sjellë shumë vështirësi dhe ka pasur ndikim negativ në mundësitë për zhvillim dhe investim,” tha kooperativa.

Për më tepër, KB “Krusha” theksoi se që nga viti 2015 nuk ka marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ndonëse ishte shpallur përfitues e një granti të tillë.

PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Lexo po ashtu PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

Kooperativa tregon se, megjithëse ishte përfituesja e grantit në vitin 2015, procesi u shoqërua me vështirësi të mëdha dhe pagesa e grantit nuk u realizua plotësisht për shkak të problemeve procedurale nga ana e institucioneve.

Pas marrjes së vendimit për refuzim, KB “Krusha” ka paraqitur ankesë për të kërkuar një shqyrtim të ri të aplikimit të saj, por, sipas tyre, vendimi i dytë ka qenë po ashtu refuzues, duke u bazuar vetëm në një pikë të vetme të argumentuar, e cila ka krijuar dyshime për një trajtim të padrejtë të kërkesës së kooperativës.

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka sugjeruar që KB “Krusha” të ndjekë rrugën gjyqësore për të sfiduar vendimin, por kooperativa ka paralajmëruar se kjo procedurë mund të përbëjë një barrë të madhe financiare dhe administrative për ta.

Në deklaratën e saj, kooperativa falënderoi Komisionin Evropian, GIZ-in, USAID-in, SwissContact, si dhe donatorët dhe bizneset që kanë mbështetur vazhdimisht punën e tyre.

“Falë këtyre mbështetjeve, KB “Krusha” ka arritur të eksportojë produkte bujqësore në tregjet e Evropës dhe SHBA-së, duke kontribuar në promovimin e bujqësisë kosovare në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, kooperativa ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të rishqyrtojnë politikat e tyre dhe të sigurojnë që organizatat si KB “Krusha”, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, të trajtohen me drejtësi dhe të mbështeten në mënyrë të merituar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori