LAJMI I FUNDIT:

Konventa e PDK-së, sinjal se zgjedhjet janë shumë afër

Konventa e PDK-së, sinjal se zgjedhjet janë shumë afër

Partia Demokratike e Kosovës këto ditë mbajti konventën e re zgjedhore, por një të tillë e kishte mbajtur shumë pak muaj më parë, ende pa u bërë as një vit.

Konventa e kaluar zgjedhore, ku ishin rikonfirmuar strukturat e reja dhe ishte bërë zgjedhja e kryetarit të saj të ri, Kadri Veselit, ishte bërë më 7 maj 2016, shkruan Telegrafi.

Rikonfirmimi i këtyre strukturave sërish nuk është asgjë tjetër, përveçse sinjal se zgjedhjet e përgjithshme janë shumë afër.


Në Partinë Demokratike të Kosovës ka rreth 2 muaj që ka nisur me të madhe aktiviteti elektoral.

Ndonëse kjo parafushatë është kamufluar sikur gjë e zakonshme, në spotet e Veselit vërehen duar profesionistësh.

Gjithashtu, edhe konventa e PDK-së e mbajtur në këtë vikend ishte glamuroze dhe e përgatitur mjaft mirë, e cila lë të nënkuptohet se tashmë Veseli e ka mbledhur ekipin e tij të fushatës zgjedhore.

Kësaj qeverisje, si duket nuk i ka mbetur më asgjë për të qeverisur dhe për këtë vetëm zyrtarët e LDK-së ende nuk janë bindur.

E mbetur peng e disa prej temave të mëdha, si demarkacioni, asociacioni, liberalizimi i vizave, kjo qeverisje në tërë mandatin e saj nuk ka lënë asnjë gjurmë të mirë qeverisjes dhe të arriturat e saj janë tejet të pavërejtshme.

Mustafa, i cili ishte kritik i madh i qeverisjeve të kaluara kishte njërën prej performancave më të këqija që njeh historia jonë e re e shtetndërtimit, kurse tani si duket edhe partneri i tij qeverisës është duke i dëshiruar me të madhe zgjedhjet.

Madje, për tu bërë gati për zgjedhje, Mustafës kanë filluar duke ia lëshuar qeverinë edhe zëvendësministrat e PDK-së.

Një angazhim për zgjedhje si në Partinë Demokratike të Kosovës dhe në Lëvizjen Vetëvendosje, faktikisht nuk po vërehet edhe tek subjektet e tjera politike.

Se çfarë na pret e ardhmja e afërt, mbetet ende e paparashikueshme. Por, ajo që po shihet është se zgjedhjet janë shumë afër dhe përshpejtimit të tyre nuk po i prin opozita, por vetë PDK-ja.

Derisa PDK-ja mban konventa glamuroze për rikonfirmimin e kryetarit të saj si kandidat për kryeministër, subjektet e tjera po mjaftohen vetëm me deklarata për të treguar se kush do të jetë pretendenti i tyre për kryeministër.

Para disa ditësh ishte vetë lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ai që tregoi se nuk do të jetë ai kandidat i kësaj lëvizjeje për kryeministër, por Albin Kurti.

Për AAK-në dhe AKR-në dihet se kandidatë do të jenë Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli.

Ndërsa, për LDK-në, edhe se 65 vjeçar, sërish pritet të kandidojë për kryeministër vetë Isa Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori