Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot shefen e UNICEF-it në Kosovë, znj.Laila Omar Gad me të cilën ka biseduar rreth pasurimin të miellit me acid folik dhe hekur, një projekt që UNICEF dhe MBPZHR-ja e implementojnë që nga viti 2012. Në takim kanë marrë pjesë edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe përfaqësues nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës.
U vlerësua se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim duke e miratuar vite më parë ligjin, për të qenë kështu ndër vendet e para në botë që ka punuar dukshëm në këtë drejtim.
Acidi folik dhe hekuri në miell janë dy elemente të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve të porsalindur. Në këtë takim u arrit një dakordim që të ketë një kontroll më të madh tek prodhuesit dhe importuesit e miellit për të parë më saktë prezencën e këtyre dy elementeve në miell. Gjithashtu u ra dakord që të punohet për lirim nga tarifat doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) të premiksit që përmban acid folik dhe hekur të nevojshëm për pasurimin e miellit.
Ministri Krasniqi premtoi se do ta trajtojë me prioritet këtë gjë, duke pasur parasysh rëndësinë që ka për shëndetin publik pasurimi i miellit me këto elemente. Ai tha se do të shikohen të gjitha mundësitë, duke bashkëpunuar edhe me të gjitha institucionet tjera që mielli i prodhuar në Kosovë, por edhe i importuar të përmbajë sasitë e duhura të acidit folik dhe hekurit.
Ministri dhe zonja Omar Gad u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm për të konkretizuar hapat e bashkëpunimit për këtë gjë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa