Berat Gjimshiti është bërë një futbollist shumë i rëndësishëm tek Atalanta.

Mbrojtësi shqiptar ishte i huazuar për dy vite me radhë nga klubi i famshëm italian.


Fillimisht Atalanta e huazoi tek Avellino në Serie B pastaj në Benevento edicionin e kaluar në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar ka treguar vetën me Beneventon në Serie A dhe Atalanta vendosi ta mbajë në skuadër.

pastore gjimshiti Foto: AS Roma/Twitter

Edhe përkundër disa ofertave të rëndësishme që erdhën për Gjimshitin, Atalanta vendosi t'i refuzoj pasi trajneri Gasperini po beson në shqiptarin.

Mediat italiane kanë raportuar se Atalanta ka filluar bisedimet për rinovimin e kontratës për Gjimshitin.

Kontrata aktuale e Gjimshitit me Atalantën skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe zi kaltërtit duan ta blindojnë atë.

51f6e071455f89711f71563428a872ba 87052 1534855687

Klubi italian i ka bërë gati kontratë të re deri në vitin 2023 Gjimshitit.

Me kontratën e re do të rritet edhe paga e lojtarit që aktualisht fiton 300 mijë euro në stinor.

Gjimshiti këtë edicion ka luajtur në tri ndeshjet e para në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app