Prej më shumë se tre vjet rreth 400 familje mbesin pa asfalt shkaku i kontesteve pronësore në fshatin Pojatë të Ferizajt. Banorët po vazhdojnë të përballen me degradim të rrugës kryesore “Nazmi Selmani”, që sipas tyre po ua vështirëson qarkullimin dhe jetesën.
Tre vjet më parë disa qytetar kishin penguar punimet shkaku i këtyre kontesteve pronësore, ndërkohë komuna nuk kishte arritur ta bën një zgjidhje për asfaltimin e saj, ani pse ishte e planifikuar në listën e projekteve kapitale.
Ndërkohë disa vjet më vonë pas zgjidhjes së kontestit brenda banorëve të këtij lokaliteti, komuna nuk ka gjetur mundësi financiare për ta vazhduar projektin. Kjo rrugë lidhë edhe segmentin tjetër në drejtim të fshatit Mirosalë, andaj sipas banorëve asfaltimi i rrugës së tyre është i doemosdoshëm.
Në komunën e Ferizajt kanë thënë se projekti do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm nëse kontestet brenda banorëve janë zgjidhur.
Banorët kanë thënë se kërkesat e tyre nuk janë shqyrtuar deri më tash nga drejtoria e infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, ani pse disa herë kanë marrë premtime se rruga do të asfaltohet.
Ibrahim Latifi, përfaqësues i fshatit Pojatë, ka thënë se shpeshherë mbajnë mbledhje me këshillin e fshatit dhe debatojnë për gjendjen e rrugëve me gropa, mirëpo kërkesat e tyre nuk po shqyrtohen nga organet komunale.
Latifi ka sqaruar se në fillim ka pasur disa pengesa nga banorët shkaku i kontesteve pronësore, por me kalimin e kohës janë zgjidhur, por projekti nuk ka vazhduar.
“Kjo rrugë ka qenë në projekt të komunës para 3 vjetëve, por nuk është realizu. Është dashtë që deri tash të përfundon si projekt sepse po përballemi për çdo ditë me këtë problem. Degradimi i rrugës po shkakton edhe defekte nëpër vetura, ndërkaq telashe në qarkullim më së shumti po kanë fëmijët derisa po shkojnë në shkollë. Gjendja është rënduar edhe më shumë gjatë këtyre ditëve kur filluan të reshurat e borës dhe shiut. Kërkojmë edhe një herë nga komuna të asfaltohet rruga sepse nuk është më e gjatë se 350 metra dhe jetojmë rreth 400 familje”, ka kërkuar Latifi.
Në anën tjetër Meriton Hajdini, drejtor për Infrastrukturë në Komunën e Ferizajt, ka thënë për telegrafin se kjo rrugë ka qenë në projekte të komunë shumë më herët, por për shkak të problemeve pronësore nuk është realizuar.
“Ne e kemi pasur në projekte të komunës edhe këtë rrugë sikurse kemi realizuar shumicën e rrugëve të tjera nëpër lokalitete, mirëpo në këtë rast ka pasur pengesa nga banorët për shkak të kontesteve pronësore. Ndërkohë nuk kemi zhvilluar ndonjë procedurë për një projekt të ri në këtë rrugë, mirëpo presim që nëë vitin e ardhshëm të bëjmë një zgjidhje në bashkëpunim dhe me mirëkuptimin e banorëve”, ka thënë Hajdini./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës