Televizioni shtetëror iranian ka kërkuar falje, pasi konsulentja e martesave deklaroi se gratë duhet t'ua puthin këmbët burrave të tyre edhe nëse ata i rrahin ato, shkruan Daily Mail.

"Ekspertja" kishte këshilluar gratë që t'ua fusin burrave të tyre këmbët në një legen, derisa ata pushojnë në shtrat gjatë të premtes mbrëma, transmeton Telegrafi.


2 15

"Duhet t'i bëni masazh këmbëve të tij, t'ia thani dhe më pas t'i puthni", ka deklaruar ajo, duke shtuar se ky veprim dëshmon dashurinë e madhe të gruas ndaj burrit, heq stresin, parandalon sulmin në zemër dhe e "mbush" burrin për të paktën një muaj.

Ajo ka thënë ndër tjera se, "edhe nëse burri është i varur nga droga dhe ju rrah - thjesht bëjini këto gjëra dhe do të bindeni në mrekullinë dhe efektin e këtij veprimi".

3 11

Por kjo deklaratë që është transmetuar në provincën Yazd ka shkaktuar reagime të ashpra, duke detyruar menaxhmentin e televizionit ISNA të kërkojnë falje.

Zyrtarët e lartë të këtij televizioni, kanë premtuar se tash e tutje do të jenë më të kujdesshëm në temat që do të shtjellohen. /Telegrafi/