LAJMI I FUNDIT:

Konstituohet përbërja e re e Komisionit për Falje, Siljanovska: Pres të jenë profesional në punën e tyre

Konstituohet përbërja e re e Komisionit për Falje, Siljanovska: Pres të jenë profesional në punën e tyre

Sot në Kabinetin e presidentes është mbajtur seanca konstituive e përbërjes së re të Komisionit për Falje, pasi kryetarja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit.

Kryetare e Komisionit të Faljes është emëruar Milka Ristova, ndërsa për anëtarë janë emëruar Oliver Bacanovic, Aleksandra Gruevska Drakulevski, Blerta Ahmedi, Dragana Batic, Afet Mamuti dhe Doan Suleimanoski.

Në seancën e parë të përbërjes së re të Komisionit për Falje mori pjesë presidentja Siljanovska Davkova, e cila anëtarëve të komisionit u uroi punë të suksesshme, duke shprehur besimin se komisioni me punën e tij, duke respektuar parimet e transparencës dhe llogaridhënies, drejtësisë dhe barazisë, humanizmit dhe mirëkuptimit do të kontribuojnë në forcimin e besimit institucional dhe vendimet do të jenë shembull i respektimit të vlerave demokratike.


Kryetarja Siljanovska Davkova, duke theksuar përkushtimin e saj për sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, theksoi rëndësinë e Komisionit të Faljes dhe nevojën që e gjithë procedura të mos jetë objekt i grindjeve ditore politike.

Ajo shprehu pritshmërinë që të gjitha vendimet e komisionit të jenë në përputhje me interesin publik dhe vlerat shoqërore, dhe secili rast të shqyrtohet me profesionalizmin maksimal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori