Konspiracion, para dhe çudi: Mediat sociale janë bërë të pafrenueshme
![Konspiracion, para dhe çudi: Mediat sociale janë bërë të pafrenueshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/media-780x439.jpg)
Nga: Nesrine Malik / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Në TikTok ekziston një video e shkurtër ku një zë i AI-së [inteligjenca artificiale] pretendon se “mungon unaza” në videon në të cilën Princesha e Uellsit zbulon diagnozën e saj me kancer. Ka 1.3 milion shikime. Të tjerat, në të cilat përdoruesit “zbërthejnë” aspektet e videos dhe analizojnë sagën me prova të rreme, gjithashtu grumbullojnë miliona shikime dhe shpërndarje. Më pas, i kam parë ato teksa shfaqen në X-in e njohur më parë si Twitter, dhe madje të shpërndara në WhatsApp nga miqtë dhe familjarët të cilët këto video i marrin si faktike dhe të prezentuara në stilin e reporterit ku nuk ka asgjë që bën me dije për budallallëk të internetit.
Diçka ka ndryshuar në mënyrën se si na prezantohet përmbajtja e mediave sociale. Është ndryshim i madh dhe delikat. Deri në kohët e fundit, llojet e përmbajtjes ndaheshin sipas platformës. Instagram-i ishte për fotografi dhe video të shkurtra, TikTok-u për video më të gjata, X-i për postime me pak fjalë. Tani, Instagram-i poston video të TikTok-ut i cili poston video të Instagram-it dhe të gjitha këto postohen në X. Shpeshherë duket si qark i mbyllur, me algoritmin që gjithnjë e më shumë largon nga privatësia dhe zgjedhja që ndjek. Të gjitha aplikacionet e mediave sociale tani e kanë ekuivalentin e faqes “Për ty”, me përmbajtje nga njerëzit të cilët nuk i ndjek dhe që, nëse nuk i rregullon me vetëdije cilësimet, faqja kryesore është e paracaktuar. Rezultati është se gjithnjë ke më pak kontroll mbi atë që sheh.
Dhe, sa më pak kontroll që ke, aq më shumë këto platforma bëhen treg rrëqethës i kërkimit dhe shitjes së vëmendjes. Ndonjëherë produkti është i qartë, i ngjan reklamës së modës së vjetër, megjithëse shpeshherë duhet ta shohësh me kujdes për ta kuptuar. Krijuesit e përmbajtjes, në “xhamat e dyqaneve” i rendisin artikujt që pëlqejnë, dhe duket sikur thjesht rekomandojnë gjërat për të cilat mund të jesh i interesuar për të paguar, ndërsa në fakt ata e fitojnë komisionin kur ti blen. Herëve të tjera, akti i thjeshtë i shikimit, i shpërndarjes dhe angazhimit është i mjaftueshëm për të gjeneruar të ardhura për ata përdorues të cilët atë e kanë postuar. Rezultati është sistemi i cili nxit krijimin e përmbajtjes që shkakton angazhim të lartë, dhe ka pak gjëra që këtë e arrijnë më mirë sesa teoritë e konspiracionit.
Nuk janë risi teoritë e konspiracionit në internet, por duket se kanë migruar, në thelb dhe burim, nga senzacionalja në zhurmë, nga diçka që ndonjëherë hasje rastësisht, në diçka që shfaqet si pjesë e përditshme. Nuk jam saktësisht e sigurt se kur nisi të ndodhte kjo, por në përvojën time shpërtheu me regjimin e ri të X-it nën Elon Muskun. Ndryshimi i rregullave të verifikimit do të thotë se njerëzit që paguajnë për shenjat e kaltra (në krahasim me dhënien e tyre në bazë të profilit dhe besueshmërisë), marrin trajtim preferencial në mënyrën se si postimet e tyre shihen nga ata që nuk janë ndjekës – por, të cilët kuptuan se stili i tyre duhet të tingëllojë si autoritar.
Dhe, kështu, toni i konspiracionit është zhvendosur. Njerëzit thjesht “shtrojnë pyetje”, postojnë video dhe pyesin: “Çfarë vini re”? Ose transmetojnë, po si ata krijuesit e videove në TikTok, një sërë vëzhgimesh dhe shprehin shqetësimin se diçka nuk është në rregull. Nëse ke menduar se shembja e urës së Baltimorit ishte aksident, tani ka postime nga përdorues të verifikuar të cilët bëjnë me dije se nuk ka gjasa që kjo të jetë e vërtetë.
Ka një tendencë për të trajtuar të gjitha sjelljet në internet, si manifestim i aktivitetit të “turmës” në jetën reale, poshtërësisë kolektive dhe dështimit moral. Por, interneti nuk është aq i lehtë për të menduar se i di gjërat. Nuk ka asnjë formulë të thjeshtë, por fitimi i parave tani drejton më shumë përmbajtje sesa që ti e kupton nga një lëvizje me maus.
Në të kaluarën, mediat sociale ishin vend social, vend që ndërthuret kryesisht me ndërtimin e markës personale dhe me ambiciet profesionale, përderisa ndihmonte në ngritjen e profilit publik të një përdoruesi. Tani është punë, një vend ku përdoruesit mund të paguhen dhe të bëhen “krijues të përmbajtjes” me kohë të plotë. Shpërndarja e videove ose cicërimave shton aftësinë e përdoruesve për të zhbllokuar fitimin e parave dhe për të rritur numrin e ndjekësve, të cilët më pas tërheqin markat dhe partneritetet, dhe sa më shumë që funksionon ai model aq më shumë sjell të ardhura për platformat e mediave sociale të cilat, nga ana tjetër, kanë çmim për ofrimin e parave si shërbim.
Shikoni pretendimet se si një rrjet i lidhur me Kremlinin ishte i përfshirë në nxitjen e teorive konspirative rreth Kate Middletonit; sipas një raporti në New York Times, motivet ndoshta nuk ishin vetëm politike, por komerciale, ku rrjetet ruse kapitalizuan interesimin nga historia e Middletonit, për të rritur trafikun e tyre.
Mediat e trashëguara i shikojnë të gjitha këto, natyrisht duke shmangur pyetjet e pakëndshme. Manipulimi i lajmeve, paraqitja e rezultateve si fakte për klikime dhe shpërndarja është veçse evolucion dhe përsosje e asaj që ka ndodhur me dekada nëpër faqet e tabloidëve dhe mediat e djathta – sidomos kur bëhet fjalë për të famshmit dhe anëtarët e familjes mbretërore.
Princesha e Uellsit është “shumë e mirë për Britaninë e Vogël me shpirt të keq”, botoi The Telegraph në mes të marsit. Dhjetë ditë më vonë, gazeta kryelajm kishte një artikull në lidhje me padinë e Sean Combsit, me titullin “Emri i Princi Harryt në padinë për abuzim seksual të Sean ‘Diddy’ Combsit”, edhe pse ai përmendet kalimthi. (Titulli duket se është ndryshuar më vonë në “Princi Harry ngatërrohet …”) Kur një pjesë e shtypit qorton përdoruesit e mediave sociale për spekulime rreth familjes mbretërore, insinuata duket të jetë kjo: është puna jonë.
Ky është vetëm një shembull i vogël sesi sistemi i vjetër i ndërmjetësimit midis Pallatit dhe medias, duke e drejtuar publikun se kë duhet ta dojë dhe kë ta urrejë, përgjithmonë është zhdukur. Një pjesë e kësaj është për shkakun se ka ndryshuar profili i familjes mbretërore, që nga vdekja e mbretëreshës Elizabeth. Familja është shndërruar në të famshëm të papërpunuar, me ndryshimin e shtuar me të cilin mendojmë se kemi më shumë obligime për ata sesa për njerëzit e tjerë të famshëm për të cilët nuk paguajmë. Jemi në një moment të ri në aktivitetin e mediave sociale, të cilin rasti i Middletonit e ka nxjerr në sipërfaqe.
Nuk është thjesht një vend ku lehtë mund të supozojmë se presim sjelljen më të keqe njerëzore që shkakton çrregullime nga anonimiteti dhe nga algoritmi shtytës. Ka lojtarë të rinj komercialë që simulojnë dhe më pas përpiqen të zëvendësojnë mediat e trashëguara, duke i sulmuar ato si furnizuese të narrativave që ju mbajnë në errësirë. Ato janë të ndryshme, të copëtuara dhe të pakontrolluara, ndërsa postimet dhe videot e tyre mashtrojnë përdoruesit me shpërndarje të çuditshme, të cilën gjë ballinat statike nuk do ta arrinin. Dhe, përkitazi me mediat e njohura, kur dihet se si po ndodh kjo gjë, e kanë shumë më problem dhe shumë më vështirë për të fajësuar e më lehtë për të reduktuar gjithçka në mangësitë morale të publikut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin