LAJMI I FUNDIT:

Konkursi për kryeprokurorin e ri sot në seancë kuvendore

Konkursi për kryeprokurorin e ri sot në seancë kuvendore

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta fillojë mbledhjen e 12-të në rend dite të së cilës janë disa vendime dhe ligje, mes të cilave propozimi për shpallje të emërimit të prokurorit publik dhe propozim-vendimi për prëcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Propozimin për shpallje të konkursit për emërim të prokurorit publik në Kuvend e parashtroi Qeveria, pas shkarkimit të Marko Zvrlevskit prej 17 gushtit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pajtim me nenin 41 të Ligjit për prokuror publik, Kuvendi i Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpallë emërimin e prokurorit publik në Gazetën Zyrtare dhe në së paku dy gazeta ditore prej të cilave njëra që botohet në gjuhën që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve që flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase.


Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë prej shpalljes së konkursit në Gazetën Zyrtare.

Këshilli i prokurorëve publik, ndërkaq, ka afat prej 15 ditëve prej ditës së pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv apo negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Më pas procedura vazhdon në Qeveri ku në mbledhje i shqyrton kandidaturat, prëfshirë edhe mendimin e Këshillit të prokurorëve publik dhe duhet të sjellë vendim për njërin prej kandidatëve për të cilin paraprkaisht ekziston mendim pozitiv nga Këshilli.

Më pas vendimi shkon në Kuvend si propozim-vendim, ndërsa njëkohësisht parashtrohet edhe mendimi i Këshillit të prokurorëve publik. Për emërimin e prokurorit publik Kuvendi vendosë me shumicë të thjeshtë prej 61 votave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori