Me qindra e mijëra dëshmi të argumentuara për masakrat, për mbijetesën dhe për sakrificën e popullit të Kosovës, institucionet e Kosovës,, edhe pas njëzet e një vjetëve pas përfundimit të luftës çlirimtare, nuk kanë arritur që në mënyrë të dinjitetshme të dokumentojnë luftën për liri dhe për pavarësi. Ky dokumentim, përveç tjerash, mund të bëhet edhe përmes arkitekturës publike.
Pos disa tentativave për përfshirjen e disa eksponateve të luftës çlirimtare në Muzeun e Kosovës, institucionet shtetërore ende nuk kanë arritur të ndërtojnë Muzeun e Luftës së UÇK-së e as nuk e kanë ndërtuar Monumentin e Lirisë e të Pavarësisë në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Në kuadër të nismave private, është për t’u vlerësuar ideja e gazetarit të luftës, veprimtarit Nusret Pllana, për ndërtimin e një memoriali për 1370 fëmijët e vrarë të Kosovës (nga viti 1981 deri më 1999). Është me rëndësi të përmendet se Pllana është angazhuar edhe me botimin e librave të dëshmive për masakrat serbe në Kosovë, të cilat i ka prezantuar para kancelarive të qeverive të shteteve perëndimore. Si shoqëri dhe si shtet, duhet të jemi mirënjohës për punën dhe angazhimin e veprimtarëve që prezantojnë luftën dhe sakrificën e popullit të Kosovës.
Me gjithë respektin dhe vlerësimin për veprimtarinë e Pllanës, kam bindjen se është e gabuar dhe përjashtuese për komunitetin e arkitektëve, qasja e përzgjedhjes pa konkurs arkitekture, e projektit të memorialit të prezantuar – që thuhet se është hartuar nga disenjatori grafik, miku im Rrezeart Galica, dhe nga Luana Mahmutaj.
Duke u bazuar në praktikat më të mira të shteteve të civilizuara, idetë për veprat e rëndësishme arkitektonike, siç janë memorialet, obelisku apo muzetë, trajtohen përmes konkurseve vendore dhe ndërkombëtare të arkitekturës. Në këtë mënyrë duhet të trajtohet edhe ideja e Pllanës për ndërtimin e memorialit për fëmijët e Kosovës të vrarë nga forcat serbe.
Metodologjia e shpalljes së konkurseve të arkitekturës, fillon me përgatitjen e një detyre projektuese përmbajtjesore, ku përveç tjerash përfshihen edhe qëllimet, objektivat dhe vizioni që duhet të arrihet. Në rastin e memorialit të sakrificës së fëmijëve të Kosovës, objektiv e vizion kryesor mund të jetë ky: Përmes arkitekturës bashkëkohore memoriali duhet të prezantojë denjësisht sakrificën e 1370 fëmijëve të vrarë. Përveç kësaj, do të duhej të analizoheshin lokacioni urbanistik, përmbajtjet hapësinore dhe çështjet tjera me rëndësi për të arritur qëllimet, objektivat dhe vizionin e projektit.
Prandaj, qasja më korrekte institucionale për zhvillimin e mëtejmë të iniciativës, do të ishte përgatitja e një detyre projektuese, të hartuar mirë, ku do të duhej të ishin pjesë e procesit edhe iniciatorët e ndërtimit të këtij memoriali: Nusret Pllana, Rrezeart Galica dhe Luana Mahmutaj. Por, mbi të gjitha, do të duhej të ishin pjesë edhe arkitektët vendorë e ndërkombëtarë, të njohur për realizim të memorialeve të natyrës së njëjtë. Bazuar në këtë detyrë projektuese, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe me institucionet tjera relevante, mund ta shpallnin konkursin ndërkombëtar të arkitekturës për hartimin e projektit për ndërtimin e memorialit të sakrificës së fëmijëve të Kosovës.
Në këtë rrugëtim të shpalljes së konkursit, duhet pasur kujdes që caktimi i jurisë vlerësuese të projekteve konkurruese, të bëhet në mënyrë transparente, e që profesionistët që e kanë hartuar detyrën projektuese të mos jenë anëtarë jurie. Juria duhet të bëhet publike dhe po ashtu e përbërë nga emra të mirënjohur vendorë e ndërkombëtarë. Vetëm kjo qasje do ta promovonte ndërkombëtarisht e në mënyrë të dinjitetshme idenë. Shpallja në mediat botërore e këtij konkursi, në kohën kur tentohet të gjykohet ndërkombëtarisht lufta jonë çlirimtare, do ta rikthente kujtesën dhe fokusin e opinionit ndërkombëtar në sakrificën e madhe të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Kjo do të sillte në Kosovë studiot më prestigjioze botërore të arkitekturës, do të inkurajonte përmes konkurrencës ndërkombëtare kualitetin e projektimit arkitektonik të studiove kosovare të arkitekturës dhe, mbi të gjitha, do ta vendoste vendin tonë në fokus të arkitekturës botërore.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme: duhet të përzgjedhet në mënyrë meritore projekti më i mirë. Nuk duhet lejuar që me nguti të komprometohet një ide kaq e madhe. E kam thënë shpeshherë publikisht: në projektet kapitale duhet të vërehet dora mbështetëse, por mbi të gjitha dora orientuese e shtetit të Kosovës. Është rasti ideal që dora e shtetit të Kosovës të shihet në ndërtimin e një memoriali aq domethënës e që do të ishte edhe identitet arkitektonik bashkëkohor, pra vepër e mirëfilltë e arkitekturës publike të Kosovës. Ndryshe, çdo qasje tjetër joarkitektonike nuk do ta arrinte efektin e synuar, dhe në aspektin e idesë nuk do të arrinte t’i tejkalonte kufijtë e territorit të Komunës ku synohet të ndërtohet ky memorial !
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës