LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, flasin për zgjedhjet dhe procesin e anëtarësimit

Konjufca takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, flasin për zgjedhjet dhe procesin e anëtarësimit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Petra Bayr.

Pasi i falënderoi për vizitën e tyre në Kosovë, kryetari Konjufca i njoftoi mysafirët me ecurinë aktuale politike në vendin tonë, në këtë periudhë të fushatës zgjedhore që përfundon me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke vlerësuar se ky proces është duke u zhvilluar konform përcaktimit të tij ligjor, në frymë demokratike, si dhe duke i ndjekur e nxitur vlerat tona të përbashkëta evropiane.

“Në takim u diskutua rreth ligjit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës që e definon këtë proces, si dhe në lidhje me pritshmëritë që këto zgjedhje të vazhdojnë traditën e mirë demokratike, si një vend që aspirojmë zhvillim sa më të madh në këtë drejtim, me aspirata të anëtarësimit në strukturat ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në njoftim.


Po ashtu, kryekuvendari Konjufca ritheksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ashtu siç ka qenë dhe vijon të mbetet e angazhuar në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë në vendin tonë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e sundimit të ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Lajme
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

Kronika e Zezë
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Kalo në kategori