LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takoi përfaqësuesit e komunitetit turk: Kosova, shembull në rajon i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve

Konjufca takoi përfaqësuesit e komunitetit turk: Kosova, shembull në rajon i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve

Me rastin e 23 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Turqve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot, në takime të ndara, një delegacion të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), të prirë nga kryetari i kësaj partie dhe ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe kryetarin e YTHP-së, Erkan Simitçi.

“Konjufca ka uruar komunitetin turk për festën e tyre, duke i falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në kultivimin e marrëdhënieve ndëretnike, kontributin në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve shtetërore, si dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Pasi vlerësoi rolin e komunitetit turk në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit tonë dhe Turqisë, tha se Republika e Kosovës është shembull në rajon e më gjerë i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve”, thuhet në njoftimin për media.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit turk të Kosovës, pasi e uruan Konjufcën për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, shprehen gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kontributit të përbashkët drejt zhvillimit të gjithanshëm të vendit tonë.​ /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori