Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot takim virtual me homologen e Polonisë, Elżbieta Witek.
Gjatë bashkëbisedimit virtual, Kuvendi njofton se u trajtuan tema të rëndësishme për Kosovën, rajonin, Poloninë, Evropën dhe botën.
“Sa i përket agresionit të Rusisë në Ukrainë, znj. Witek e njoftoi kryetarin Konjufca për sfidat nëpër të cilat Polonia është duke kaluar. Ajo theksoi se shteti i saj tashmë ka pranuar më shumë se tre milionë refugjatë nga Ukraina, si dhe njoftoi që Parlamenti i Polonisë deri më tani ka miratuar pesë rezoluta mbi agresionin rus dhe Ukrainën”, thuhet në komunikatën për media.
Po ashtu, Witek thuhet se kërkoi të ketë sa më shumë solidaritet, bashkëpunim dhe harmonizim të të gjitha shteteve përkitazi me sanksionet kundër këtij agresioni.
“Duke u ndërlidhur, Kryetari Konjufca e njoftoi homologen e tij polake lidhur me miratimin e rezolutës së Kuvendit për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, harmonizimin e politikës së jashtme të Kosovës me atë të BE-së dhe SHBA-së mbi sanksionet kundër Rusisë”.
“Po ashtu, e njoftoi se Kosova ka marrë vendim të akomodojë 5000 refugjatë dhe 20 gazetarë ukrainas. Në këtë krizë globale ne jemi rreshtuar përkrah popujve liridashës dhe demokratik, meqë edhe vetë kemi qenë viktimë e agresionit serb. Për më tepër pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia ndikon drejtpërdrejt edhe në sigurinë rajonale e më gjerë”.
Tutje, Kuvendi bën të ditur se Konjufca shprehu mirënjohje për kontributin e Polonisë dhënë Kosovës, duke theksuar se “Polonia është shtet mik dhe mbështetëse e Kosovës gjatë rrugëtimit të shtetndërtimit të saj”.
“Shtetet tona janë në rrugën e tyre të përparimit dhe avancimit të marrëdhënieve dypalëshe, të bazuara në besim dhe respekt të ndërsjellë, dhe se jemi të përkushtuar për miqësi dhe partneritet afatgjatë me Poloninë. Ardhmëria e Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është në BE, prandaj preferojmë një rrugë të qartë përpara”.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se sfidat e fundit të sigurisë globale kërkojnë unifikim dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe bashkëpunimin e dimensionit parlamentar në mes të dy shteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
PZAP gjobit Koalicionin për Familje për përdorim të gjuhës anti-LGBTI+
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!