LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takohet me Krasniqi-Goodman: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia

Konjufca takohet me Krasniqi-Goodman: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete Vasfie Krasniqi – Goodman.

Konjufca ka thënë se para drejtësisë duhet të dalin të gjithë urdhërdhënësit dhe kryesit të krimeve në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Sot kam pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, znj.Vasfie Krasniqi – Goodman. Me këtë rast vura në pah obligimet shtetërore dhe institucionale ndaj viktimave të dhunës së forcave serbe në Kosovë, si dhe rëndësinë e nxjerrjes para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe kryersve të këtij krimi çnjerëzor lufte”, ka thënë ai.


Konjufca ka thënë se “Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende”.

“Është obligim yni institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend. Sepse, nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi. Më herët gjatë ditës, në një pritje të znj. Krasniqi në Presidencë, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu në konsultim me znj. Krasniqi ka propozuar që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, propozim ky që do ta ketë përkrahjen time si Kryetar i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori