LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Serbia ka qëllim destablizimin në veri të Kosovës, faktori ndërkombëtar të jetë më i zëshëm

Konjufca: Serbia ka qëllim destablizimin në veri të Kosovës, faktori ndërkombëtar të jetë më i zëshëm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca gjatë qëndrimit të tij në Shkup tha se Kosova me Republikën e Maqedonisë së Veriut ndan qëllime të përbashkëta strategjike dhe gjeopolitike, ai me këtë raste nënvizoi aderimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

“E patëm një takim të ngrohtë dhe miqësor. Ky takim është reflektim i miqësisë së vërtet mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëdhëniet e Kosovës me Maqedoninë e Veriut janë shembull për një fqinjësi të mirë. 13 vjet prej kur RMV-ja ka njohur shtetin tonë dhe prej atëherë në çdo fushë mes dy vendeve tona është thelluar vazhdimisht bashkëpunimi. Kjo miqësi mes dy shteteve tona nuk është vetëm formale dhe institucionale por ka të bëj me lidhshmërinë e popujve tanë nga dimensioni historik, kulturor dhe lidhje të shumta familjare.


Bashkëpunimi ynë ekziston në mes të parlamenteve dhe qeverive tona. Këtë e dëshmoi mbledhja e përbashkët, ndërsa mbledhja e ardhshme do të mbahet në Kosovë. Bashkëpunimi është i frytshëm dhe i ngushtë”, deklaroi Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Konjufca foli edhe për tensionet në veriun e Kosovës, ku tha se Serbia po ju jep mbështetje grupeve kriminale serbe dhe se ato persona janë në listën e zezë të SHBA-ve, tani edhe Britanisë së Madhe dhe shpresojë që së shpejti të jenë edhe në listën e zezë të BE-së.

Konjufca tha se nuk do të lejojnë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të udhëheq me këto grupe në veri të Kosovës.

I pyetur se çka nëse eskalon situata në veri të Kosovës, Konjufca tha se qëllimi i Serbisë është eskalimi, ndërsa ke ne është e kundërta nuk duam eskalim.

Konjufca kërkoi që faktori ndërkombëtar të jetë më i zëshëm për atë se çka po ndodh në veri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori