Site icon Telegrafi

Konjufca: Projektligji për Lirinë Fetare nuk përfshin mendimin e Komisionit të Vendedikut

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se është mirë që në Kosovë po vjen një ligj që po ua njeh statusin juridik etniteteve fetare, mirëpo sipas tij, ndryshimet të cilat janë bërë nga Qeveria e Kosovës për plotësimin e Ligjit për Liritë Fetare, nuk është marrë parasysh mendimi i Komisionit të Venedikut që ka dhënë për liritë fetare nëpër vendet e BE-së, sidomos raportit të kësaj lirie me konventën evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Sipas Konjufcës, aty thuhet se nuk mjafton e drejta e mendimit , e drejta thjesht e besimit, apo liria e besimit e cila nuk është e manifestuar ose e bashkëngjitur me të drejtën e organizmit të jetës fetare.

“Pra, nëse një shtet e ndalon organizmin e jetës fetare është njëjtë sikur ta prekte lirinë e besimit. Ky mendim i Komisionit të Venedikut do të duhej të ishte përfshirë në arsyetimin e projektligjit”, tha Konjufca.

Një problem tjetër sipas Konjufcës me ketë ligj është se nuk ekziston kurrfarë dallimi ligjor në mes bashkësive fetare tradicionale dhe historike dhe atyre të reja.

“5 bashkësive fetare ekzistuese i është bashkuar  edhe  bashkësia e tarikateve që cilësohet si  historike. S’ka kurrfarë dallimi në mes bashkësive historike dhe atyre të reja, ku është dallimi ligjor, meqë i keni dalluar në tekst”, deklaroi Konjufca. /KP/

Exit mobile version