LAJMI I FUNDIT:

Konjufca pas takimit me homologen sllovene: Nuk mund të flasim për paqe në rajon, pa pasur drejtësi për sulmin në Banjskë

Konjufca pas takimit me homologen sllovene: Nuk mund të flasim për paqe në rajon, pa pasur drejtësi për sulmin në Banjskë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një konferencë për media pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq, ka thënë se Sllovenia mbetet një shtet mik për Kosovën.

“I nderuar që ta pres në vizitën e saj të parë në Kosovë, kryetaren e Asamblesë së Sllovenisë, zonjën Zupançiq. Kryetarës i urova mirëseardhje dhe e falënderova për mbështetjen e palëkundur që Sllovenia i jep Kosovë në shumë procese sidomos ato euro integruese”, tha Konjufca.


Konjufca shtoi se homologen e tij sllovene e ka njoftuar edhe për zhvillimin ekomomik e shoqëror në Kosovë, si dhe e ka falënderuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe çështjes së anëtarësimit të Kosovën në Këshill të Evropës.

“E falënderova për përkrahjen e procesit të liberalizimit të vizave, proces ky i stërzgjatur dhe padrejtësisht i vonuar për qytetarët tanë. E falënderova edhe për mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, tha ai.

Kryeparlamentari shtoi se me Zupançiq kanë diskutuar edhe për sfidat aktuale dhe në Ballkan.

Konjufca theksoi se homologes së tij i ka shprehur shqetësimin për tendencën destabliziuese të Serbisë.

“Ia shpreha shqetësimin tonë si popull dhe si shtetet për tendencën destabilzuese të Serbisë në Kosovë, ku kulmuan me sulmin ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Banjskë vitin e kaluar. Nuk mund të flasim për fqinjësi të mirë dhe paqe në rajon pa u dënuar dhe pa i vënë para drejtësisë kryerësit e këtij krimi dhe pa u adresuar përpjekjet e tilla destabilizuese”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

Lajme
Një tjetër e mitur dhunohet në Vushtrri, policia arreston të dyshuarin

Një tjetër e mitur dhunohet në Vushtrri, policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Shkoi me biçikletë në Mekë, Qamuran Hirda: Do të kthehem me aeroplan në vendlindje

Shkoi me biçikletë në Mekë, Qamuran Hirda: Do të kthehem me aeroplan në vendlindje

Lajme
Dhunohet një grua në Suharekë, arrestohen tre të dyshuar

Dhunohet një grua në Suharekë, arrestohen tre të dyshuar

Kronika e Zezë
Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Lajme
Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Lajme
Kalo në kategori