LAJMI I FUNDIT:

Konjufca nderon të rënët e Likoshanit dhe Çirezit

Konjufca nderon të rënët e Likoshanit dhe Çirezit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, bëri homazhe në fshatrat Likoshan dhe Çirez, për të nderuar 24 martirët e vrarë në këto dy fshatra, 24 vjet më parë.

Me këtë rast kryetari Konjufca tha se 28 shkurti i vitit 1998 shënon edhe datën kur filloi gjenocidi në Kosovë.

“Pra kjo është dita kur fillojnë masakrat gjithandej në vendin tonë prej ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, të gjitha të urdhëruara, të komanduara e të vendosura në sistemin shtetëror serb, të udhëhequr nga hierarkia shtetërore institucionale e shtetit serb”, tha kryetari Konjufca.


Duke pasur parasysh këto, kryetari i Kuvendit theksoi se Serbia si shtet është përgjegjëse për të gjitha ato masakra që ka kryer mbi popullatën e pafajshme civile të Kosovës.

Kryetari Konjufca tha se institucionet do t’i kujtojnë dhe nderojnë gjithmonë martirët dhe dëshmorët e Kosovës që ranë për lirinë e vendit.

”Kjo ditë e shënuar dhe shumë të tjera si kjo, na kujtojnë gjithmonë çmimin e lartë që populli ynë e pagoi për lirinë dhe pavarësinë e Republikës. E po ashtu edhe obligimin tonë institucional që të sjellim drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb”, tha kryetari Konjufca.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori