Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se si bazament tek populli i Kosovës, influenca e Albin Kurtit është e paprekshme prej asaj që ka ndodhur me PSD-në dhe qenia e tij nuk lidhet me ata.
Konjufca duke folur për popullaritetin e shefit të tij partiak, thotë se sondazhi i prezantuar pak ditë më parë e paraqet si liderin më të pëlqyer në Kosovë.
Kjo sipas tij është plotësisht objektive, pasi dhe në sondazhe të tjera të realizuara, Albin Kurti del të jetë dukshëm më i pëlqyer se të tjerët.
“Ajo nuk është vetëm në sondazh të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhe sondazhe të tjera të cilat janë bërë prej mediumeve tjera, ku Albini, domethënë kjo është plotësisht objektive sepse si personalitet nëse e marrim, në vitin 2017, ai i ka mujtur dhe Kadri Veselin dhe Avdullah Hotin. Kadri Veseli kishte vota prej katërmbëdhjetë partive… Si bazament tek populli i Kosovës, Albini influenca e tij është e paprekshme prej asaj që ka ndodhur me PSD-në, qenia e Albinit nuk lidhet me PSD-në”, tha Konjufca në një intervistë për Kosovapress.
Edhe pse VV-ja ka dalë e dyta në sondazhin e tyre, Konjufca thotë se këto diferenca nuk janë të mëdha me kalimin e kohës mund të tejkalohen.
Sipas tij, duke qëndruar parimore, kritikuar pushtetin, opozitën e rrejshme dhe dhënë alternativa për zgjidhje të problemeve në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë dukshëm në përparësi me partitë tjera.
“Këto diferenca nuk janë të mëdha, këto shlyhen me vet vazhdimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rrugën e saj, parimore duke kritikuar pushtetin, regjimin politik, duke kritikuar opozitën e rrejshme dhe duke dhënë alternativa për zgjidhje të problemeve në Kosovë. Duke qëndruar e pa korruptuar dhe duke qenë kurrë në pushtet deri më tash, unë e shoh Lëvizjen Vetëvendosje në përparësi të dukshme në krahasim me partitë e tjera politike”, tha Konjufca.
Në lidhje me akuzat dhe kallëzimin penal që aktivistë të tyre i kanë bërë kryetarit të Prishtinës, Konjufca tha se ka pretendime të qarta se Shpend Ahmeti ka bërë një keqpërdorim me tenderin e qumështit.
“Po tash prej kur nuk është në Vetëvendosje, mund të prisni më shumë gjeste dhe sjellje prej Shpend Ahmetit, të cilat tregojnë që ai do të përjetoj në shkëputje totale prej kryeqytetit, dmth, nuk do të ketë më interesim për me u marrë më shumë me Prishtinën… Ka një grup prej aktivistëve që pretendojnë me argumente të qarta që ekziston një diferencë e pashpjegueshme e një tenderi shumë të madh, po flitet për gjysmë milion euro… Diferenca prej 530 mijë eurosh në këtë tender i ka bërë me dyshuar aktivistët tanë. Kanë shqyrtuar dokumentet. Krejt çka i kanë në dorë argumentet i kanë prezantuar dhe natyrisht që janë të bindur që prapa kësaj ekziston në keqpërdorim”, shtoi Konjufca.
Shefi i deputetëve të VV-së, foli dhe për miratimin e buxhetit ku u shpreh se ende ka dyshime se a do të kalojë.
Mirëpo pavarësisht kësaj, ai ka një cilësim interesant mbi pesë kërkesat e PSD-së karshi qeverisë. Konjufca thotë se këtu do shihet se sa është kapaciteti, siç e cilëson ai i përbirjes së fjalëve të ish-bashpartiakëve të tij.
“Mesazhet që dolën pastaj aty, tregojnë që ai nuk ka qenë projekt autentik, i menduar për interesa të popullit, po janë takuar Pali me Dardanin, Pali i ka thënë Dardan qeta mundem me ta dhënë, qeta nuk mundem… Ende nuk jam i sigurt për buxhetin, për shembull, Ramush Haradinaj ende mundet të mos i plotësoj ndonjërin prej kushteve të PSD-së, e tash të shohim PSD-ja a i përbin fjalët e veta, cili është kapaciteti i përbirjes, të PSD-së ne nuk e dimë hala”, u shpreh, ai.
Ndër të tjera, Konjufca tha se ndoshta buxheti mund të miratohet me votat e PSD-në dhe pa u plotësuar kërkesat e këtyre./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?