U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, njëherësh edhe Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kanë bërë sot homazhe në nderim të martirëve të Lybeniqit.
Fshati Lybeniq, gjatë luftës së fundit 98-99, ka përjetuar tri masakra të tmerrshme.
“Këtu janë mbi 80 qytetarë civilë, të paarmatosur, të pafajshëm që mizorisht janë vrarë e masakruar nga forcat policore, ushtarake e paramilitare të Serbisë”, ka thënë u.d Presidenti Glauk Konjufca, duke shtuar se deri më tani nuk është bërë asgjë nga ana e drejtësisë, që kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar dhe që të zhdëmtohen familjarët të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre.
“Asnjëherë të mos harrojmë se në këto masakra janë vrarë e masakruar nga forcat serbe edhe foshnja 18 muajshe, madje edhe gra shtatzëna. Kjo dëshmon për mizorinë dhe gjenocidin e Serbisë mbi popullin shqiptar”, ka shtuar Konjufca.
Ai më tej ka thënë se plagët vazhdojnë të jenë të hapura, meqë ende ka shumë të pagjetur.
“Ka plagë të hapura, sepse Serbia nuk po tregon se ku i ka fshehur të zhdukurit. Ky është një krim i shumëfishtë nga ana e Serbisë. Pra, përveç që ka masakruar rreth 14.000 civilë të pafajshëm, duke mos i kursyer fëmijët as gratë, Serbia i ka rrëmbyer trupat e tyre dhe i ka djegur apo fshehur nëpër lokacione të ndryshme, disa nga të cilët janë gjetur këto ditët e fundit”, ka thënë u.d Presidenti. Në vazhdim ai ka shtuar se nuk duhet të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi, dënim të gjenocidit serb, si dhe kriminelët të mos shëtisin të lirë nëpër Serbi. “Dora e drejtësisë duhet t’i arrijë dhe t’i ndëshkojë të gjithë ata që janë përfshirë në këto krime”, tha Konjufca.
Ndërkaq, Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se jo vetëm kjo ditë, por kemi pothuajse për çdo ditë përkujtime anembanë vendit, dhe se kjo tregon për përmasat e krimeve ndaj popullit tonë.
“Nuk është proces i lehtë, por duhet të sigurohemi që drejtësia të vihet në vend. Tek atëherë familjarët do të ndjehen më të lehtësuar për më të dashurit e tyre që dhanë jetën për lirinë tonë dhe shtetin e Kosovës. Do ta shtyejmë këtë çështje përpara”, ka premtuar nënkryetarja e Kuvendit, Bogujevci, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze