Pak kohë pas vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, një delegacion kongresmenësh amerikanë arriti sot për një vizitë dyditore në Tajvan.

Delegacioni prej pesë anëtarësh, i kryesuar nga senatori demokrat Ed Markey nga Massachusetts, do të takohet me zyrtarët tajvanezë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Tajvan, sigurinë rajonale, tregtinë, investimet dhe çështje të tjera, tha Instituti Amerikan në Tajvan.


Televizioni i Tajvanit shfaqi pamjet e një aeroplani të qeverisë amerikane duke u ulur në aeroportin Songshan në Taipei, kryeqyteti i Tajvanit, raporton cnn.

1660484770 Tan2022 8 14 151552738 0  1

Siç thuhet në njoftimin për shtyp, takimi po zhvillohet në kuadër të vizitës më të gjerë të kongresmenit në rajonin Indo-Paqësor.

“Sidomos në një kohë kur Kina po rrit tensionet në ngushticën e Tajvanit dhe në rajon me stërvitjet e saj ushtarake, delegacioni i kryesuar nga Markey demonstron edhe një herë mbështetjen e fortë të Kongresit të SHBA për Tajvanin”, tha lideri tajvanez.

Më herët sot, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se kishte pikasur 22 aeroplanë ushtarakë kinezë dhe gjashtë anije të marinës brenda dhe rreth ngushticës së Tajvanit.

Tensionet në ngushticën e Tajvanit dhe në të gjithë rajonin Azi-Paqësor u rritën pas vizitës së Pelosit në Tajvan më 2 dhe 3 gusht, pas së cilës ushtria kineze mbajti disa ditë stërvitje në shkallë të gjerë. /Telegrafi/