LAJMI I FUNDIT:

Kongresisti Eliot Engel: Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave pa vonesa të panevojshme

Kongresisti Eliot Engel: Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave pa vonesa të panevojshme

Kongresisti amerikan, Eliot L. Engel ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit, ndërsa ka vlerësuar se Kosova meriton të njëjtin trajtim të drejtë si vendet e tjera që tani kanë liberalizimin e vizave dhe duhet t’i jepet ky status pa vonesa të panevojshme.

“Unë i dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës për miratimin nga Parlamenti të Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Kjo është një ditë e rëndësishme në marrëdhëniet e Kosovës me fqinjin e saj, Malin e Zi”, ka thënë Engel.

Ai u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, që pa vonesa  t’i jepet statusi i liberalizimit të vizave.


Ky është gjithashtu një hap gjigant drejt liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. I bëj thirrje miqve tanë në BE që të bëjnë atë që duhet, për të arritur këtë qëllim. Kosova meriton të njëjtin trajtim të drejtë si vendet e tjera që tani kanë liberalizimin e vizave dhe duhet t’i jepet ky status pa vonesa të panevojshme”, thuhet në letrën e mikut të shqiptarëve Eliot L. Engel./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori