LAJMI I FUNDIT:

Kongresi i shtatë i PPD më 10 shtator

Kongresi i shtatë i PPD më 10 shtator

Dje Partia për Prosperitet Demokratik në sallën e Kuvendit të Komunës së Tetovës nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit të kësaj partie, Muhamet Halili, e mbajti kuvendin e saj të gjashtë të rregullt, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi i 6-të i PPD ka vendosur që Kongresi i 7-të i jashtëzakonshëm i kësaj partie të mbahet më 10 shtator të këtij viti, në sallën e Pallatit të Kulturës në Tetovë.

Kongresi pritet ta zgjedhë kryetarin e ri të PPD i cili do të jetë figurë e shquar politike dhe kombëtare shqiptare si dhe ta aprovojë Platformën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit 2017.


Kuvendi gjithashtu ka vendosur që vjeshta e vitit 2016 të jetë vjeshtë e manifestimeve debutuese dhe kulturore kushtuar 26 vjetorit të themelimit të PPD, parti e parë parlamentare shqiptare në rajon, duke filluar me një tribunë ndërkombëtare me titull : “Kontributi i PPD në demokratizimin e hapësirës politike mbarë shqiptarë” ku do të ftohen folës nga të gjitha trojet shqiptare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori