LAJMI I FUNDIT:

Kongresi amerikan konfirmon emërimin e Kate Marie Byrnes për ambasadore në Shkup

Kongresi amerikan konfirmon emërimin e Kate Marie Byrnes për ambasadore në Shkup

Kongresi amerikan ka konfirmuar emërimin e Kate Marie Byrnes, si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Byrnes është diplomate e karrierës për 26 vjet.

Si ambasadore në vend vjen pasi ka shërbyer si zëvendëskryetare e misionit amerikan në Athinë. Më parë ishte përfaqësuese e përhershme e Misionit të SHBA në OSBE në Vjenë.

Byrnes kishte thënë më parë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Kongresit, se me anë të Marrëveshjes së Prespës, liderët politikë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë tejkaluan çështje të vështira historike, duke u fokusuar në të ardhmen dhe progresin, ndërsa vendi është në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s.


Ambasadori i SHBA Jess Bailey ka lënë detyrën që nga shkurti i këtij viti.