LAJMI I FUNDIT:

Konflikti për Nagorni-Karabakun midis Armenisë dhe Azerbejxhanit, 23 të vdekur – pamje që thuhet se tregojnë luftimet

Konflikti për Nagorni-Karabakun midis Armenisë dhe Azerbejxhanit, 23 të vdekur – pamje që thuhet se tregojnë luftimet

Një nga konfliktet më të vjetra në botë, një mosmarrëveshje territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka shpërthyer përsëri me përplasjet më të rënda në vite.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të paktën 23 njerëz u raportuan të jenë vrarë të dielën ndërsa dy ish republikat sovjetike luftuan mbi rajonin e Nago-Karabakut.

Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.


Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra vdiqën në luftime.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha të dielën se ishte i sigurt për të rimarrë kontrollin mbi rajonin.

Si pasojë, Ligji ushtarak është shpallur në mes të dhunës në disa pjesë të Azerbajxhanit, si dhe në Armeni dhe Nagorno-Karabakh.

Konflikti në Malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tre dekada, me luftime periodike.

Siç shkruan më tej BBC, çdo përdorim i dhunës mund të shqetësojë tregjet pasi Kaukazi i Jugut është një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz natyror nga Deti Kaspik në tregjet botërore.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi mbështetje për Azerbajxhanin, duke i kërkuar botës të qëndrojë pranë vendit në “betejën kundër pushtimit dhe mizorisë”.

Azerbajxhanasit janë një popull kryesisht turk me të cilin Turqia ka lidhje të ngushta.

Në anën tjetër, Rusia, e parë tradicionalisht si një aleate e Armenisë, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime për të stabilizuar situatën.

Veç këtyre, reagime kanë ardhur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se ai ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” dhe bëri thirrje që të dy palët të ndalnin luftimet.

Ndërsa Franca, e cila ka një komunitet të madh armenë, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe dialog.

Gjithashtu, edhe Irani, i cili kufizohet me Azerbajxhanin dhe Armeninë, ofroi të ndërmjetësojë në bisedime paqësore, ndërkohë që presidenti Donald Trump tha se SHBA po kërkonin të ndalonin dhunën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori