LAJMI I FUNDIT:

Tensioni në Ukrainë – NATO do t’i dërgojë Rusisë një propozim me shkrim në fund të kësaj jave

Tensioni në Ukrainë – NATO do t’i dërgojë Rusisë një propozim me shkrim në fund të kësaj jave

NATO do t’i dërgojë një propozim me shkrim Kremlinit në fund të kësaj jave për të “përpjekur të gjejë një rrugë përpara”, mes tensioneve në rritje rreth trupave ruse në kufirin e Ukrainës, tha për CNN, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

“Ne do të theksojmë se jemi gati të ulemi… dhe të diskutojmë kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën në aktivitetet ushtarake, mekanizmat e reduktimit të rrezikut dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për sigurinë evropiane. Dhe gjithashtu të ulemi dhe të dëgjojmë shqetësimet ruse”, u shpreh Stoltenberg.

Shefi i NATO-s tha javën e kaluar se aleanca ushtarake perëndimore së shpejti do t’i dërgonte Rusisë propozimet e saj me shkrim, duke iu përgjigjur kërkesave të sigurisë së Moskës dhe do të sugjeronte bisedime serioze për kontrollin e armëve dhe masat e transparencës për aktivitetet ushtarake dhe të vendosjes së raketave.


Komentet e Stoltenberg erdhën një ditë pasi NATO njoftoi se disa vende anëtare po vendosnin forcat në gatishmëri dhe po dërgonin anije dhe avionë luftarakë shtesë në Evropën Lindore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori