Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mjaltë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, malli ishte i padeklaruar në aeroport.

Në njoftim thuhet se, më datë 12.09.2024, rreth orës 20:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Aeroporti - Arritje, gjatë fluturimit të linjës Stamboll - Prishtinë, është selektuar për kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur kanalin e gjelbër për të kaluar.


Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë:

- 38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2,047.44€
- 18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875.34€

Dogana e Kosovës bën të ditur se vlera totale e mallit të padeklaruar është 2,922.78€, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871.00€.

Ky rast është trajtuar sipas procedurave ligjore të Doganës së Kosovës, dhe rrjedhimisht mallrat janë sekuestruar.

"Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ruajtur sigurinë dhe integritetin e kufijve tanë, duke garantuar që të gjitha mallrat të deklarohen në përputhje me ligjin", thuhet në njoftim./Telegrafi/

459416353 924612429701889 5783968574645768663 n 1

459748539 924612606368538 6222324421449880446 n

459614762 924612523035213 8211106494292067668 n