LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen armë e municion në Pejë dhe Deçan

Konfiskohen armë e municion në Pejë dhe Deçan

Mbrëmë  (28.10.2021), rreth orës 22:30, nga patrulla e Stacionit Policor në Pejë, është ndaluar vetura me targa vendore ku pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit Policia ka hasur në armë.

Me këtë rast Policia ka konfiskuar: një armë automatike me një karikator, një armë automatike e tipit Zig Zauer me karikator dhe dylbi përcjellëse, katër fishekë të kalibrit 7.62mm dhe një sprej.

Policia njofton se tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit  dy nga ta janë liruar ndërsa personi i tretë është ndaluar për 48- orë.


Derisa në të njëjtën ditë, hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, përmes rrugëve operative ka pranuar një video incizim në të cilin personi i dyshuar kishte postuar në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.

Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanë identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë me laser cal: 7.62mm,  pushkë gjuetie 12mm, tytë e cal i panjohur, dylbi e pushkës, laser për armë, 120 (njëqind e njëzet) copë fishek të cal: 7.62mm dhe 25 ( njëzet e pesë) fishek cal:12mm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori