“Kemi filluar negociatat për transferim me sulmuesin gjerman, Mario Gomez”.

“Nesër (30 korrik), ai do të arrijë në Aeroportin Ataturk në orën 14:15”, thuhet në një njoftim të klubit.


Fiorentina dhe Besiktasi kanë arritur marrëveshje për 30-vjeçarin, e cila besohet të jetë në vlerë prej tetë milionë eurosh.

Konfirmimin për këtë marrëveshje e ka bërë edhe drejtori i Fiorentinas, Andrea Rogg, i cili më herët theksoi se transferimi është vetëm çështje formalitetesh. /Telegrafi/

telegrafi sport app