Një legjendë e basketbollit nuk do të mund ta shohim në kampionatin botëror që do të mbahet në shtetin kinez.
Pau Gasol nuk do të veshë fanellën e kombëtares spanjolle, me të cilën ishte shpallur kampion bote në vitin 2006.
Në fakt, Gasol (2.13 m), i cili do të jetë 39 vjeç më 6 korrik, të enjten e kaluar operoi këmbën pas një lëndimi të marrë javë më parë.
Scariolo confirms Pau Gasol will miss the #FIBAWC
| Eurohoops https://t.co/qx8sIadSHq
— Eurohoops (@Eurohoopsnet) May 14, 2019
Këtë e ka konfirmuar trajneri i “Furisë së Kuqe” duke thënë se do të ndihet mungesa e shtatgjatit të Milwaukee Bucks.
“Humbja e Gasolit është një goditje e madhe sepse është një lojtar që tashmë ka një vend në historinë tonë, madje edhe më shumë”, tha Scariolo, i cili gjithashtu shërben si asistent trajneri në Toronto Raptors.
Ndryshe, botërori i basketbollit do të mbahet nga 31 gushti deri më 15 shtator. /Telegrafi/