Konferenca e shumë pritur “Expand to US & AI”, e organizuar nga Creative Hub Kosovo, fillon zyrtarisht nesër, më 16 tetor, në Klan Arena në Prishtinë.

Kjo ngjarje do të mbledhë liderë ndërkombëtarë nga Google, City of Miami, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe teknologjisë nga rajoni, për të diskutuar mënyrat se si inteligjenca artificiale dhe inovacioni po ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Në prag të konferencës, sonte do të mbahet një Mbrëmje VIPHotel Swiss Diamond, e cila do t’i bashkojë folësit, sponsorët dhe të ftuarit e nderuar për një mbrëmje rrjetëzimi dhe bashkëbisedimi.


Mbrëmja do të hapet me një fjalë mirëseardhjeje dhe do të nderohet me praninë e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Programi i nesërm i konferencës do të fillojë me një fjalë zyrtare nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, pasuar nga një panel me kryetarët e komunave të Prishtinës, Prizrenit dhe Miamit, me temën “AI në Qeverisje – Ndërtimi i së Ardhmes Digjitale të Kosovës.”

Një nga pjesët më të pritura të ditës do të jetë prezantimi i inteligjencës artificiale nga Renatto Garro, CTO për Corporate & Digital Natives në Google, i cili do të ndajë me pjesëmarrësit perspektivat e reja për të ardhmen e AI dhe ndikimin e saj në transformimin global të bizneseve.

Creative Hub shpreh mirënjohjen e thellë ndaj sponsorëve të konferencës — NLB Bank, TrepHarm, Albi Group, CloudAstro, dhe Carpa Creative — për mbështetjen dhe partneritetin e tyre në realizimin e këtij eventi ndërkombëtar.

Konferenca “Expand to US & AI” do të përfshijë një ditë të plotë me ligjërata kryesore, panele dhe punëtori, të fokusuara në ndërthurjen midis AI, inovacionit dhe sipërmarrjes, duke lidhur Kosovën me ekosistemet kryesore teknologjike të botës.

Merrni biletën tuaj në: www.creativehubkos.com/ai-conference