LAJMI I FUNDIT:

(Koncept): A do të jetë ky Samsung Galaxy S7?

(Koncept): A do të jetë ky Samsung Galaxy S7?

Zakonisht ndodhë që posa të shfaqet një model i ri i telefonit në treg, vëmendja e publikut menjëherë kthehet kah gjeneratat e reja të telefonave, ose pasaardhësi e tyre të cilët pritet të shfaqen me performancë dhe specifika të reja.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me Samsung Galaxy S6, dhe pasardhësin e tij të mundshëm – Galaxy S7, për të cilin disa dizajnerë e kanë krijuar një koncept të ri me specifika mjaft reale.

Jermaine Smit ëshë një dizajner i famshëm i cili tashmë e ka krijuar një koncept të ri për Samsung Galaxy S7, por edhe rivalin e tij të ardhshëm – iPhone 7 dhe një tjetër dizajn për Samsung Galaxy Note 5.

Koncepti i ri për Samsung Galaxy S7 nuk është i ekzagjeruar dhe paraqet një përditësim të natyrshë nga Galaxy S6. Në të është përfshirë procesori Exynos 7430 dhe jo Exynos 7420 që është në GS6, 3GB DDR4 RAM, variantet e memories prej 32, 64 apo 128GB, dhe bateria me 2920 mAh.


Kamera kryesore e telefonit të ardhshë kryesor të Samsung vjen me 20MP me f/1.8, ndërsa kamera e përparme është paramenduar të jetë me 8MP me f/1.9.

Sa i përket dizajnit, Samsung Galaxy S7 është një pajisje tërheqëse. Është menduar të jetë një telefon shumë i bukur, me shkëlqim dhe elegant dhe i përbërë nga trupi prej metalit dhe qelqit.

Ngjyrat me të cilat besohet se do të lëshohet Samsung Galaxy S7 janë ngjyra e arit dhe ajo e argjendit, ndërsa në këtë koncept ka edhe ngjyrë të kuqe të mbylltë dhe të hirtë dhe të zezë. (Telegrafi)