LAJMI I FUNDIT:

“Komunikim i nivelit të lartë mes Athinës dhe Shkupit”

“Komunikim i nivelit të lartë mes Athinës dhe Shkupit”

Maqedonia vazhdon të jetë temë në mediat greke. “Kathimerini” edhe sot ka shkruar për problemet e brendshme politike në Greqi dhe Maqedoni, pritjet e Athinës nga Shkupi, për mundësitë e zgjidhjes, për presionet ndërkombëtare, por edhe për komunikimin mes dy shteteve gjatë gjashtë muajve të kaluar.

“Kathimerini” sikurse “Elefteros Tipos” paralajmëron për rritjen e presionit ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Greqisë gazeta shkruan se niveli i komunikimit mes dy vendeve në gjashtë muajt e fundit është në nivel të lartë dhe i drejtpërdrejtë.


“Kathimerini” përmend atë që tanimë një periudhë është thënë nga analistë dhe gazetarë grek se Athina sheh vullnet të mirë në retorikën e Qeverisë së re, por në të njëjtë kohë pret hapa konkret dhe praktik, si ndryshimi i emrit të aeroportit të Shkupit dhe autostradave që përmbajnë irredentizëm.

Në lidhje me mundësitë e zgjidhjes së çështjes së emrit, në analizë thuhet se emri i ri do ta përmbajë termin “Maqedonia”, por nuk dihet nëse do të jetë “Maqedonia e re”, “Maqedonia Veriore”, “Maqedonia e Lartë” ose siç shkruan “ndonjë propozim tjetër nga ndërmjetësuesi Nimtez”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori