Komunikacioni në Maqedoni, vendosen ndalesa për makina të rënda në disa rrugë

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagura, në disa vende ka edhe mbetje të borës.
Mbrëmë për shkak të reshjeve të borës u vendosën ndalesa për lëvizje të makinave të rënda në rrugët Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, të cilat vlejnë edhe këtë mëngjes, njofton Telegrafi Maqedoni.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe vozitje të kujdesshme.
Ndryshe, meteorologët edhe për sot parashikojnë reshje të borës në gjithë vendin. Ndërsa temperaturat do të jenë disa gradë nën zero./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































