LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi

Komunikacionit në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi. Ndërsa komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të vogël. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Prej 15.11.2019 ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për mbajtjen e pajisjeve dimërore nëpër automjete./Telegrafi/