Nga 15 komunat e Kosovës, buxheti në secilin rast për vitin e ardhshëm do të jetë me i lartë, diku 2 për qind e diku deri në 11 për qind.
Komuna e Ferizajt ka rritjen më të lartë në buxhet me rreth 11.7 për qind, pasuar nga Graçanica me rreth 10.8 për qind dhe Klina me rreth 10.4 për qind. Ndërsa, shkallën më të ulët të rritjes së buxhetit e ka Komuna e Obiliqit me një rritje vjetore prej 1.88 për qind.
Kështu është bërë e ditur në tryezën e diskutimit në të cilën është prezantuar analiza “Planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2025”, e organizuar nga Instituti GAP dhe Helvetas/projekti DEMOS.
Ndërkaq, nga analiza vërehet se investimet kapitale në këto 15 komuna janë paraparë që të realizohen 670 projekte kapitale, për të cilat do të ndahet buxhet prej 88 milionë euro. Nga to, vetëm 17 milionë (afro 20%) do të shkojnë në projekte të reja, ndërsa 71 milionë euro, raporton KosovaPress.
Analisti në Institutin GAP, Bekim Salihu derisa ka treguar komunat që kanë analizuar, ka shtuar se pjesa më e madhe e buxhetit komunave që janë pjesë e këtij raporti shpenzojnë gjysmën e buxhetit të tyre rreth 50% në paga dhe mëditje.
Ndërsa, ka thënë se komunat e përfshira janë: Drenasi, Kaçaniku, Peja, Kamenica, Obiliqi, Graçanica, Suhareka, Rahoveci, Klina, Vitia, Dragashi, Juniku, Ferizaj, Podujeva dhe Prizreni.
“Të gjeturat e analizës tregojnë po ashtu se planifikimi i hershëm buxhetor nuk bëhet duke i marrë për bazë rreziqet dhe sfidat qe i kanë komunat. Asnjë nga komunat nuk i ka prezantuar obligimet kontingjente, çështjet kontestimore, gjyqësore dhe ato përmbarimore…
Nga 15 komunat e Kosovës të përfshira në këtë analizë, buxheti në secilin rast për vitin e ardhshëm do të jetë më i lartë, diku 2% e diku deri në 11%. Komuna e Ferizajt ka rritjen më të lartë në buxhet me rreth 11.7%, pasuar nga Graçanica me rreth 10.8% dhe Klina me rreth 10.4%.
Ndërsa, shkallën më të ulët të rritjes së buxhetit do ta ketë Komuna e Obiliqit me një rritje vjetore prej 1.88%. Pjesa më e madhe e buxhetit shpenzohet në paga dhe mëditje, por Kamenica dhe Juniku kanë përqindjen më të lartë të shpenzimeve buxhetore në këtë kategori”, tha Salihu.
Ai ka treguar edhe për investimet e parapara në këto komuna.
“Investimet kapitale në këto 15 komuna janë paraparë që të realizohen 670 projekte kapitale, për të cilat do të ndahet buxhet prej 88 milionë euro. Nga to, vetëm 17 milionë (afro 20%) do të shkojnë në projekte të reja, ndërsa 71 milionë euro (apo 80%) do të përdoren për projekte që janë vazhdimësi nga viti 2024. Apo shikuar numerikisht janë gjetur se 500 projekte do të barten nga viti 2024, ndërsa 170 projekte janë planifikuar nga këto komuna si projekte të reja”, shtoi Salihu.
Ndërsa, përfaqësuesi i Projektit DEMOS, Drilon Shala, ka thënë se këto aktivitete synojnë rritjen e kapaciteteve të komunave dhe përfshirjen më të madhe të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, duke e bërë buxhetimin më transparent dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të komunitetit.
“Këto aktivitete synojnë rritjen e kapaciteteve të komunave dhe përfshirjen më të madhe të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, duke e bërë buxhetimin më transparent dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të komunitetit. Rezultatet e deritanishme kanë treguar se ky proces është sfidues, veçanërisht për shkak se komunat kanë funksionuar sipas praktikave tradicionale për një kohë të gjatë, dhe ndryshimi i këtyre praktikave kërkon kohë. Megjithatë, është arritur progres në disa fusha kyçe, përfshirë përmirësimin e qasjes në informacione publike dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në planifikimin buxhetor”, tha ai.
Kryesuesi i Kolegjiumit për Financa, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Durim Halilaj, ka thënë se vazhdojnë të ballafaqohen me telashe lidhur me kontratën kolektive në arsim dhe shëndetësi.
“Neve si komuna e kem telashe me kontratën kolektive që është në arsim dhe shëndetësi dhe neve si komuna në kategorinë paga dhe mëditje nuk kemi guxuar deri më tani t’i buxhetojmë ato obligime kontraktuale”, tha ai.
Ndërsa, nga të gjeturat e analizës vihet në pah se asnjë komunë në planifikimet buxhetore nuk u referohet planeve ose strategjive lokale ose nacionale që janë hartuar me qëllim të orientimit strategjik, jo vetëm buxhetor, por edhe social e shoqëror. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?