LAJMI I FUNDIT:

Komunat kërkojnë nga Qeveria t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë

Komunat kërkojnë nga Qeveria t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë

Transportuesit publikë të udhëtarëve po vazhdojnë grevën, pasi po vlerësojnë se Qeveria nuk po ua përmbush kërkesat e tyre për ndihmë financiare.

Nga Komuna e Prizrenit kanë thënë për kp se me qëllim të përkrahjes së operatorëve të transportit publik të ndikuar negativisht nga situata pandemike, gjatë vitit të kaluar, si Komunë i kanë ndarë gjithsej 130.000 euro subvencione.

Ndërsa kanë shtuar se nëse Qeveria e Kosovës ka premtuar një mbështetje të tillë, atëherë duhet t’i përmbahet zotimeve të saj.


Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë “Anamorava”.

Haziri ka thënë se këto kërkesa të transportuesve janë të arsyeshme, duke e marrë parasysh faktin se janë shërbyes publikë.

Ndryshe, nga dje transportuesit publikë në Gjilan dhe në mbarë Kosovën kanë hyrë në grevë, duke ndërprerë të gjitha linjat e transportit të udhëtarëve, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.