LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 20° lightrainshowers_day

Komuna shpërndan 260 serra familjare për fermerët në Ferizaj

Komuna shpërndan 260 serra familjare për fermerët në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ditë më parë ka nisur shpërndarjen e 260 serrave për fermerët e kësaj komune të cilët ishin përfitues të grandeve komunale. Punimet në terren të martën i ka vizituar drejtori i bujqësisë në Komunën e Ferizajt Burim Bajrami.

Bajrami për Telegrafin ka thënë se fermerët do të kenë edhe përkrahje të tjera në të ardhmen me qëllim të zhvillimit të bujqësisë.

“Në fillim të vitit kemi përfunduar planifikimet buxhetore dhe kemi ndarë investimet në kategori të ndryshme dhe në mesin e tyre kemi ndarë edhe buxhetin për subvencione apo për investime me qëllim të zhvillimit të bujqësisë. Të gjithë tashmë e dinë se fermerët në komunën tonë janë përfitues nga komuna varësisht nga kërkesat e tyre. Së fundi jemi duke i montuar 260 serra tek fermerët të cilët kanë pasur nevojë dhe ishin përfitues të tyre nga Komuna”, ka thënë Bajrami.


Sipas tij, këto janë serra familjare prej 50 metra katrorë dhe brenda pak ditësh do të përfundon montimi i tyre në gjithë territorin e komunës së Ferizajt.

Në trend

Më shumë
​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

Ekonomi
Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Interesante
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Juliana Nura konfirmon se është në lidhje, publikon fotografi me të dashurin e saj?

Juliana Nura konfirmon se është në lidhje, publikon fotografi me të dashurin e saj?

Magazina
Presidentja Osmani me dukje elegante në Paris, ndërsa pozon krah Macronit me bashkëshortin e saj

Presidentja Osmani me dukje elegante në Paris, ndërsa pozon krah Macronit me bashkëshortin e saj

Magazina
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Kalo në kategori