LAJMI I FUNDIT:

Komuna nuk jep leje, ngec ndërtimi i fabrikave në Drenas

Komuna nuk jep leje, ngec ndërtimi i fabrikave në Drenas

Përveç në ditën kur është vendosur gurthemeli, puna në dy fabrikat e kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli, në Krajkovë të Drenasit, nuk ka vazhduar. Në komunën e Drenasit thonë se investitori paraprakisht duhet të pajiset me leje ndërtimi e pastaj të ndërtojë, ndërkaq kryetari i degës së AKR-së në Drenas, Ilmi Thaçi, fajëson komunën për zvarritje të lëshimit të lejes

Përveç në ditën kur ishte vendosur guri themeltar, puna në ndërtimin e dy fabrikave simotra të fabrikës së kërpudhave, në Mitrovicë e në Krajkovë të Drenasit, nuk ka filluar edhe pas më shumë se një muaji.

Shumë qytetarë të komunës së Drenasit i ishin gëzuar tej mase fillimit të punës në ndërtimin e dy fabrikave, njëra për përpunimin e kërpudhave dhe tjera për grumbullimin dhe paketimin e frutave të malit, me shpresën se aty do të gjejnë punë. Vetë kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, duke folur për fabrikat që do t’i investonte ai dhe duke paralajmëruar edhe investime të tjera në komunën e Drenasit, pati thënë se fabrikat do të përfundojnë brenda gjashtë muajve dhe se në to do të gjejnë punë 320 punëtorë, të gjithë të komunës së Drenasit.


Por, vetëm pak më shumë se 1 muaj nga vënia e gurthemelit të fabrikave, gjendja në vendin ku ka filluar ndërtimi i tyre ka mbetur e njëjtë. Problemet me ndërtimin e fabrikave kishin filluar vetëm një ditë pasi që ishte vënë guri themeltar, pasi që gjatë natës ishin dëmtuar tabelat e vendosura që tregonin për investimin e Pacollit në Krajkovë të Drenasit. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori