Drejtoria e Urbanizmit në komunën e Prishtinës nuk do të ndalojë ndërtimet e banesave rreth Rrugës “B” në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, pavarësisht se ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor ka urdhëruar Kuvendin Komunal të Prishtinës të tërheq Planin rregullues të vitit 2011, pasi e cilëson si jo legjitim.
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Liburn Aliu tha për Klan Kosovën se Inspektoriati i Ministrisë së Mjedisit nuk ka kompetenca ligjore të kërkojë anulimin e lejeve ndërtimore që janë dhënë në bazë të këtij plani rregullues.
Një gjë të tillë sipas Aliut e ka pasë vetëm Ministria e Pushtetit Lokal, por ajo brenda afatit të përcaktuar ligjor nuk e ka kundërshtuar e as dërguar në gjykatë këtë plan, dhe rrjedhimisht lejet ndërtimore të dhëna nga kjo drejtori janë ligjore. /Klan Kosova/